Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 17:27

Uashington – Sistemi financiar global mbetet i ndjeshëm ndaj goditjeve, prandaj politikanët duhet në mënyrë serioze të merren me shkaqet për krizën ekonomike botërore, vlerësohet në raportin më të ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) kushtuar stabilitetit financiar në botë.

“Politikanët duhet të vendosin baraspeshë të vërtetë dhe ta bartin barën e politikës e cila merret me simptomet e krizës, drejt masave që do të punojnë në mënjanimin e shkaktarëve të saj”, rekomandohet në dokumentin e Fondit.

Sipas Fondit, për këtë qëllim është e nevojshme qeveritë të orientohen drejt zvogëlimit të debitimit të madh të vendeve dhe drejt rregullimit të sektorit financiar dhe të atij të patundshmërive, por njëkohësisht duhet të mbahet llogari dhe të vijë deri te “ringrohja” e ekonomisë.

Fondi vlerëson se rreziku për stabilitetin financiar global në gjashtë muajt e fundit është zvogëluar, por se në shumë vende të zhvilluara bilancet edhe më tej janë nën presion. Dobësia strukturore dhe ndjeshmëria në eurozonë paraqet rrezik të rëndësishëm për bilancet e bankave me çka rreziku kreditor mbetet i lartë, ndërsa derdhja e kapitalit në ekonomitë në zhvillim mund t’i tejkalojë kapacitetet e tyre.

Një numër i madh i vendeve të zhvilluara luftojnë me trashëgimin e borxheve të mëdha dhe bilancet e tyre shtetërore janë nën presion, prandaj aksionet e jashtme politike dhe reformat lanë segmente në sistemin bankar global të pambrojtura nga goditjet e mëtejme. Kundrejt përmirësimit disa banka mbeten të pakapitalizuara mjaftueshëm dhe janë të ndjeshme në shpenzime më të mëdha financiare, vlerëson FMN.

Sipas Fondit, sfidat kryesore të cilat qëndrojnë para politikanëve për transformimin e ripërtëritjes së tanishme në të përhershme janë zvogëlimi i debitimit të madh dhe përforcimi i sistemeve financiare me zmadhimin e disiplinës financiare në vendet e zhvilluara dhe ndjekja e rreziqeve nga “ringrohja” dhe krijimi i jobaraspeshës financiare në shtetet me zhvillim të përshpejtuar ekonomik.

Për vendet e zhvilluara kjo do të jetë lëvizje e baraspeshës nga mbështetja në makroekonomi dhe mbështetja e likuiditetit drejt politikës financiare strukturale, derisa ekonomitë me zhvillim të përshpejtuar duhet më shumë të mbështeten në masat makroekonomike, ndërsa në disa raste në dobi të saj mund të jenë edhe masat për kontrollin e kapitalit, vlerësojnë ekspertët e FMN-së.