Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 13:47

Tiranë – Viti 2010 është mbyllur me një rritje ekonomike për Shqipërinë  më lartë se parashikimet fillestare. Sipas raportit  të FMN mbi ekonominë botërore, rezulton se rritja për vitin e kaluar ka qenë 1% më e lartë se parashikimi në fillim të vitit.

Në fakt, në 10 vitet e fundit, të dhënat mbi ritmet reale të rritjes, rezultojnë gjithmonë më të larta  se parashikimet që vetë FMN jep për këtë tregues. FMN afirmon se Shqipëria ka rritjen më të madhe ekonomike krahasuar me vendet fqinje. Ndërkohë eksportet shqiptare arrijnë rekordin.

Niveli i eksporteve shqiptare arrin ne piken me te larte historike. Sipas raportit të Qendrës për Tregtinë e Jashtme, ACIT, viti 2010 është mbyllur me një rritje të eksporteve në nivelin e gati 56%.

Vlera e mallrave vendase të eksportuara arrin në 161 miliardë lekë. Niveli i eksporteve në këtë vlerë të lartë ka bërë që deficiti  tregtar  të ulet me 2,7% krahasuar me 2009.