Lajme Shqip Saturday, 10 March 2012 16:00

Bruksel- Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristin Lagard deklaroi se Fondi dëhiron të marrë pjesë me 28 miliardë euro në kredinë prej 130 miliardë euro dedikuar për Greqinë.

Lagard theksoi se “mbështetja nga ana e Fondit është reflektim i gadishmërisë sonë të mbetemi të angazhuar pët t’i ndihmuar Greqisë”.

Në këto 28 miliardë euro me siguri janë përfshirë edhe 10 miliardë, të cilat mbeten nga pakoja e parë shpëtuese për Greqinë në vlerë prej 110 miliardë euro.

Ajo theksoi se Këshilli drejtues i FMN-së javën e ardhshme do të vendosë për pjesëmarrjen përfundimtare të Fondit. Lagard shtoi se linja e re kreditore do të jetë për një afat prej katër viteve, ndërsa afarti për kthimin e kredisë do të jetë maksimum 10 vjet. (LajmeShqip.com)