Lajme Shqip Wednesday, 20 July 2011 09:52

Uashington – Fondi monetar ndërkombëtar i bëri thirrje Bashkimit Evropian që urgjentisht të ndërmarrë aksion për eliminimin e krizës në eurozonë dhe të parandalojë që problemet e ekonomive më të dobëta, të barten në tërë rajonin dhe t’i shkaktojnë dëm ekonomisë botërore.

FMN, në raportin më të ri për gjendjen ekonomike në 17 anëtarët e eurozonës, mbrëmë paralajmëroi se rezultatet nga cilat do masa, janë të paparashikueshme dhe tregoi se për eurozonën është e domosdoshme të kyçë më tepër para nga investuesit privat në mbështetjen e anëtareve më të rrezikuara dhe bankave të tyre, të cilat akoma jnë të dobëta.

Fondi u bëri thirrje liderëve të BE-së që ta rrisin vëllimin e Fondit evropian për stabilitet financiar, me qëllim të intervenimit më efikas për shkak të stabilizimit të rajonit.

Në rpaort paralajmërohet se edhe ekonomitë e fuqishme evropiane, siç janë Gjermania dhe Franca, janë në rrezik nga bartja e krizës nga Greqia, Irlanda, Portugalia, Italia dhe Spanja.

“Vonesa në eliminimin e krizës do të mund t’i kushtonte shtrenjtë eurozonës dhe ekonomisë globale”, paralajmëron FMN. Ekonomistët nga Fondi vlerësuan se rikuperimi i eurozonës është “kryesisht i fuqishëm” por “jo i barabartë”. Ata parashikojnë rritje të bruto prodhimit vendor në bllokun monetar prej dy për qind në vitin 2011 dhe 1,7 për qind në vitin 2012. Inflacioni do të duhej të rritej për 2,6 për qind këtë vit dje 1,8 për qind vitin e ardhshëm.

FMN e publikoi raportin më të ri para samitit të nesërm të liderëve të BE-së në Bruksel, kushtuar pakos së dytë për shpëtim të Greqisë së rrezikuar financiarisht.