Lajme Shqip Friday, 25 November 2011 21:00

Tokio – Autogjiganti japonez “Tojota” do të fillojë të prodhojë automjete më të vogla automobilistike, të tipit sedan të serisë C në Turqi, dhe planifikon në gjithë projektin të investojë 150 milionë euro.

Automjeti do të prodhohet në fabrikën e “Tojotës” në provincën perëndimore turke Sakaraj, ku do të angazhohen edhe 400 punëtorë shtesë, paralajmëroi drejtori i filialit turk i kompanisë japoneze, “Tojota Motors -Turqi”, Orhan Ozer.

Ai theksoi se fabrika ka përvojë në prodhimin e automjeteve sedan, që është konfirmuar edhe me përpunimin e modelit “Korolla” në periudhën nga viti 1994 deri në vitin 2006.

Ndërmarrja “Tojota -Turqi” ka 3.000 punëtorë dhe ka kapacitet për prodhimin e 150.000 automjeteve në vit. Autoshtëpia më e madhe japoneze në Turqi i prodhon modelet “Verso” dhe “Aurs”, të cilat eksportohen në më shumë se 30 vende.