Lajme Shqip Tuesday, 12 July 2011 15:16

Tiranë – Fasonistët e prodhimit të këpucëve kërkojnë heqjen e taksës doganore për lëndën e parë. Në draftin që po diskutohet me grupet e interesit është parashikuar heqja e taksës doganore vetëm për konfeksionet. Kjo kërkesë u paraqit në Këshillin Kombëtar të Punës. Zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj, tha se do të rillogariten efektet neto në buxhet dhe më pas do të merret vendimi.

Këshilli Kombëtar i Punës vendosi që t’i paraqesë Qeverisë kërkesën për rritjen e pagës minimale me 5.3%.

Nga 19 mijë lekë ajo bëhet 20 mijë lekë. Këtë pagë e ka 3% e totalit të punonjësve në vendin tonë.

Vladimir Koka, përfaqësues i grupit të punëdhënësve kërkoi të shqyrtohet data 1 Korrik e hyrjes në fuqi të kësaj page, pasi deklarimet e sigurimeve shoqërore bëhen brenda 20 Korrikut, ndërkohë që ky draft nuk ka shkuar ende për miratim në Qeveri.

Kjo do të sjellë gjobitjen e bizneseve, sikundër ka ndodhur vitet e kaluara. Z.Rushaj, theksoi se, do të shqyrtohet mundësia e heqjes së efekteve prapavepruese të vendimit. (LajmeShqip.com)