Lajme Shqip Wednesday, 23 November 2011 15:50

Bruksel – Personat fizik dhe juridik tërhoqën një miliardë euro nga depozitat në bankat e vendeve problematike të eurozonës, që mund ta rrezikojë sektorin bankar.

Bankat Evropiane u ballafaquan me derdhjen e mjeteve, të cilët i tërheqin klientët, që përforcon kapacitetin mbi sektorin bankar në rajon dhe u kanoset kompanive financiare të mbeten pa burimin kyç të financimit, shkruan gazeta “Wall Street Journal“.

Një numër i madh i bankave italiane dhe spanjolle para disa kohësh publikuan zvogëlimin e mjeteve të depozitave të korporatave dhe të klientëve të tjerë institucional, me tempo e cila matet me përqindje dyshifrore. Tempoja e përgjithshme e tërheqjes së mjeteve nga depozitat është më e vogël, duke iu falënderuar tërheqjes më të dobët të mjeteve nga depozitat e personave privat.

Baza depozitare e bankave spanjolle në kuartalin e tretë të sivjetëm është zvogëluar për 48 miliardë euro ose për dy për qind, theksohet në të dhënat e Bankës qendrore spanjolle.

Tërheqja e mjeteve të klientëve nga depozitat përkon me tërheqjen e huave të bankave nga Banka qendrore evropiane (BQE) në nivel rekord në fillim të vitit 2009. Institucionet financiare të martën tërhoqën 247 miliardë euro kredi nga BQE-ja në afat prej një jave, që është më shumë se maksimumi paraprak i këtij viti prej 230,3 miliardë euro.

Bankat në vendet siç është Spanja, Portugalia dhe Italia po përpiqen t’i ruajnë klientët e vjetër dhe të tërheqin të rinj duke ofruar interesa të larta në depozitat, me çka rriten çmimet e transaksioneve të tyre.

Sipas të dhënave të Bankës qendrore në Itali interesi mesatar i depozitave në shtator u rrit në 2,6 për qind, që përafërsisht është dyfish më shumë se interesi i cili ofrohej në fillim të vitit. Bankat detyrohen për ofertë atraktive reklamuese me qëllim që të tërheqin mjete depozitare.

Druajtja për gjendjen financiare të vendeve evropiane dhe bankat janë gjithnjë e më të forta, qasja e sektorit bankar në tregjet e kapitalit është gjithnjë e më i vështirë, me ç’rast një numër i madh i investitorëve nuk dëshirojnë t’i kreditojnë bankat evropiane.

Ekspertët megjithatë theksojnë se në depozitat bankare akoma ndodhen një miliardë euro, përveç asaj që institucionet financiare kanë mundësi t’i tërheqin mjetet nga BQE-ja me garanci për obligacione shtetërore edhe për një aktiv tjetër.

Përkeqësimi i situatës megjithatë  mund ta rrezikojë sektorin bankar, theksojnë ekspertët, duke vlerësuar se vitin e ardhshëm bankat evropiane duhet t’i paguajnë obligacionet prej rreth 800 miliardë euro.

Nëse bankat nuk do të mund t’i riprogramojnë ato borxhe apo me plasimin e obligacioneve apo me tërheqjen e mjeteve depozituare do të duhet ta ulin kreditimin që është sinjal negativ si për trupat rregullativ, ashtu edhe për politikanët dhe investitorët.