Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 11:59

Bruksel – Rritja ekonomike në eurozonë, në tremujorin e parë të këtij viti, ishte 0,8 për qind për dallim nga rezultatet dështuese të tremujorit të fundit të vitit 2010, publikoi sot Eurostati.

Krahas kësaj, është konstatuar se janë tejkaluar edhe parashikimet për rritjen e bruto-prodhimit vendor në 17-të vendet, por ekziston edhe tempoja e ndryshme e zhvillimit, në disa vende.

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, rritja e BPV-së në eurozonë ishte 0,3 për qind. Pengesë kryesore për rritjen më të shpejtë, ishte aktivizimi i dobët në ndërtimtari, për shkak të temperaturave të ulëta, në dhjetor.

Në nivel vjetor, rritja ekonomike në eurozonë është 2,5 për qind. Si krahasim, sipas Eurostatit, rritja e ekonomisë në SHBA, në tre muajt e parë të këtij viti, është 0,4 për qind. Rezultatet e mira të Gjermanisë, e cila në tre muajt e parë e rriti BPV-në për 1,5 për qind, nuk u pritën, kumtoi Eurostat.

Befasi është edhe rezultati i Greqisë, e cila në tre muajt e parë shënoi rritje të BPV-së për 0,8 për qind, që është rritja e parë e tremujorit të katërt në vitin 2009. Megjithatë, ky rezultat i Athinës nuk mund të pranohet si sinjal për rritje të vazhdueshme, komentojnë analistët.