Pragë – Valuta e përbashkët evropiane do të mbijetojë vetëm nëse eurozona bëhet ‘de fakto’ federatë, shkruan në artikullin për edicionin e sotëm të gazetës çeke “Lidove novini”, kryeministri çek Petër Neças.
Neças shton se mbetet çështja nëse Çekiado ta pranojë euron në këto kushte.
“Për momentin eurozona nuk ka zgjidhje: ose do të shpërbëhet, që sigurisht askush nuk ia dëshiron, ose do të lëvizë drejt krijimit të njësisë federale ekonomike”, shkruan kryetari i Qeverisë çeke në tekstin dedikuar marrëveshjes së vendeve-anëtare të BE-së për disiplinë më të madhe fiskale dhe kontroll të buxhetit kombëtar.
Këtë marrëveshje, e nënshkruajnë 25 vende-anëtare të Unionit, me përjashtim të Çekisë dhe të Britanisë së Madhe, të cilat nuk u përfshinë në këtë marrëveshje.
Për Neças, edhe në rast se Çekia e pranon marrëveshjen, sërish problemet nuk do të zgjidhen.
Ai konsideron se shtetet po dorëzohen nga votimi i lirë në BE, në lidhje me Buxhetin dhe me këtë dorëzohen nga një pjesë e sovranitetit.
“Obligohen që së bashku ta koordinojnë huamarrjen e tyre të mëtejshme”, shkruan Neças, duke e kritikuar edhe mbajtjen e Samitit Evropiane, ku sipas tij nuk lihet vend për të menduar dhe për analiza, dhe kërkohen vendime urgjente.
Për marrëveshjen do të diskutohet edhe më tej. Neças shton se muajin e ardhshëm ekziston mundësia për thirrje të seancës së jashtëzakonshme të Këshillit Evropian, ndërsa ndaj marrëveshjes fiskale mund të përfshihet cilido vend i BE-së pa kushte shtesë.
Euroja do të mbijetojë nëse eurozona bëhet federatë