Lajme Shqip Saturday, 10 December 2011 14:21

Tiranë- Kursi i këmbimit ka pësuar luhatje të ndjeshme në dy ditët e fundit, duke sjellë monedhën e përbashkët evropiane euro, të forcohet kundrejt Lekut.

Në agjencitë e këmbimit, këtë fund javë një euro ka arritur në 139 lekë në shitje, ndërsa blihet me 140 lekë, duke shënuar një zhvlerësim prej 0.6 për qind të vlerës së lekut kundrejt fillimit të kësaj jave.

Pavarësisht debateve dhe krizës financiare, ekspertet janë te mendimit se e rritja e çmimit të euros po nis gradualisht këtë fund javë dhe forcimi i saj kundrejt lekut do të vijojë në ditët e para të janarit e deri në fillim të shkurtit.

Artan Gjergji, ekspert i financave dhe bursës, më së shumti ia vë përgjegjësinë spekulimeve në tregje, nxitur nga situatat e krizës në eurozonë.

Sipas tij, “është një lëvizje e nxitur pritshmëria që kishin tregtarët se ndoshta euro do të humb terren në tregjet e eurozës”.

“Kjo në fakt nuk ndodh. Në pritje të lëvizjeve të madhe në bursa, duke shtyrë forcimin e euros. Gjykoj se situata është e përkohshme”, thotë Gjergji.

Ndërsa Ermelinda Meksi, anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, lidhur me këtë argument shprehet se “Banka e Shqipërisë ka politikat e saj për ruajtjen e inflacionit dhe ankorimin e tij në nivelin e parashikuar prej BSH-së”.

Në këtë kontekst, vijon ajo, të gjitha strategjitë e këtij institucioni kanë në mbikqyrje të plotë çdo levizje makro dhe mikro financiare.