Lajme Shqip Thursday, 21 April 2011 17:09

Prishtinë – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj tha se së shpejti në Prishtinë pritet të mbahet një takim i Forumit Ekonomik të Vjenës, me investitorë të ndryshëm.

Këto deklarata ministri Beqaj i bëri pas takimit me Erhard Busek, kryetar i Forumit Ekonomik të Vjenës.

Në Prishtinë së shpejti pritet të mbahet një takim i rëndësishëm për ekonominë e vendit. Forumi Ekonomik i Vjenës një organizëm i rëndësishëm ndërkombëtar mund ta mbajë takimin e saj në Prishtinë, ku do të marrin pjesë investitorë të ndryshëm nga Austria dhe Zvicra dhe vende të tjera evropiane.

Këtë e pohoi ministri i zhvillimit të Kosovës, Besim Beqaj, i cili tha se zoti Busek si kryetar i këtij forumi po lobon fuqishëm për sjelljen e investitorëve ne vendit tone.

Ish-kryetari i paktit të stabilitetit, Erhard Busek, tha se pas përfundmit të krizës globale jemi optimistë se ekonomia do të vazhdojë të lëvizë me hapa pozitivë dhe ne po lobojmë që të sjellim investitorë në Kosovë.

Kryetari Forumit Ekonomik të Vjenës, Erhard Busek, u shpreh se do të mund të sjellë investitorë nga shtete të ndryshme për të investuar në Kosovë.