Lajme Shqip Tuesday, 02 August 2011 15:54

Tiranë – Gjatë muajit shtator, Enti Rregullator i Energjisë (ERE) do të ketë gati kontratën e re të energjisë elektrike për konsumatorët.

Drejtori juridik pranë këtij Enti, Eduard Elezi, tha sot se kjo kontratë parashikon më shumë të drejta për konsumatorët, rritje të cilësisë së shërbimit dhe penalizime më të larta për abuzuesit.

Konsumatorët shqiptarë nuk kanë pasur një kontratë të rregullt për furnizimin me energji elektrike, pasi legjislacioni shqiptar nuk parashikonte një furnizues privat të energjisë. (LajmeShqip.com)