Lajme Shqip Tuesday, 29 March 2011 07:19

Tiranë – Depozitat e emigrantëve shqiptarë në mënyrë të vazhdueshme zvogëlohen si pasojë e krizës ekonomike globale, shpalli Banka Qendrore e Shqipërisë.

Sipas raportit të Bankës për vitin e kaluar, emigrantët familjeve të tyre në Shqipëri u kanë dërguar 11 për qind më pak para në krahasim me vitin 2009.

Gjatë vitit 2010 emigrantët kanë dërguar 690 milionë euro, kundrejt rreth 800 milionë euro sa ishin të lëshuara para tre vjetëve, mbetet në raport.

Sa iu përket investimeve të huaja, vërehet tendenca e rritjes. Të dhënat e Bankës flasin se investimet e huaja të drejtpërdrejta vitin e kaluar arritën vlerë prej 837 milionë euro ose 23 për qind më shumë nga viti i kaluar.