Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 17:05

Tiranë – As sezoni veror nuk po sjell rritje të tregut të pasurive të paluajtshme. Gjin Biba, ekspert, thotë se emigrantët janë një faktor me ndikim në rënie në tregun imobiliar dhe investimet e tyre po ulen.

Sipas tij, gjatë këtij viti individët dua të shpenzojnë më pak dhe janë të orientuar drejt banesave me sipërfaqe të vogël dhe me çmime të lira. Sipas agjencive imobiliare, në Tiranë çmimet gjatë këtij viti paraqiten të qëndrueshme.

Në zonat qendrore ka pak ofertë të re dhe çmimet ngelen mjaft të larta, ndërsa në zonat periferike çmimet kanë rënë gjatë dy vitet e fundit pranë vlerave minimale të mundshme dhe, sipas ekspertëve, nuk ka hapësira për ulje të mëtejshme të tyre. (LajmeShqip.com)