Lajme Shqip Monday, 11 April 2011 10:32

Tiranë – Elisabeta Kotia, eksperte e kontablit dhe administrimit për taksat vendore, ka thënë se “taksat në Bashkinë e Tiranës janë nga 3 deri në 5 herë më të larta se në bashkitë e tjera, ndërsa niveli i shërbimeve është në shkallën minimale”.

Duke e cilësuar këtë procedurë një paradoks shumë të madh, Kotia thotë se “siç e vërejmë të gjithë nga viti në vit, qytetaret e Tiranës po marrin shërbime të një niveli mjaft të dobët. Në se vendosen taksa të larta presupozohet që ato t’u kthehen qytetarëve, nëpërmjet rritjes së cilësisë së shërbimeve, gjë që nuk po ndodh në mënyrë kategorike”.

E lidhur drejtëpërdrejt me punën e biznesit, ekspertja Kotia thekson se ky është dhe mendimi i biznesit.

Taksat e pushtetit lokal në Tiranë do të ishin më të ulëta nëse bashkia dhe kreu i saj, Edi Rama, do të “nikoqiriste” buxhetin”. Në këndvështrimin e ekspertes, ajo është e mendimit që në aplikimin e taksave vendore ka vend për uljen e tyre, madje në disa raste edhe për reduktimin e tyre.

Brenda tre viteve të fundit taksat kanë pësuar një rritje drastike, pa e “legjitimuar” diçka të tillë me rritje apo përmirësim të shërbimeve që ofron bashkia. Të paktën kështu pretendojnë edhe qytetarët e Tiranës dhe një pjesë e konsiderueshme e bizneseve, të cilët janë mjaft të pakënaqur me shumat e mëdha që duhet të paguajnë.

Ekspertët shprehen se po t’i referohen një llogaritje të thjeshtë të vlerave që duhet të paguajnë çdo vit, del se vlera e taksave është rritur shumë nga viti nëvit. Kështu, çdonjëra prej familjeve të Tiranës ka paguar në vitin e kaluar 5 mijë lekëpër pastrimin. Po t’i shtojme kësaj, edhe taksen e gjelber, shuma shkon ne 5500 mije lekë.

Ndërsa shifra rritet nëse i shtojmë taksën e ndërtesës. Për qytetaret që i kanë ndërtuar shtëpitë para vitit 1993, taksa është 10.5 lekë/m2, ndërsa pas këtij viti, taksa e banesës është 21 lekë për çdo meter katror. Nëse llogarisim mesatarisht 90 m2 shtepitë e qytetarëve të Tiranës, ateherë del se ata duhet të nxjerrin nga xhepi rreth 2 mijë lekë në vit. Pra, bashke me disa tarifa te tjera, qytetaret duhet te paguajne rreth 10 mije leke ne vit per llogari te Bashkise se Tiranes. Ndersa shuma qe duhet te paguajne bizneset eshte disa here me e larte. Shifra del akoma më e lartë në rast se përllogaritjen ia drejtojmë biznesit.

Taksat që duhet të paguajnë bizneset janë disa si taksa e gjelbër 500 lekë, taksa e pastrimit 5 mijë lekë, ajo e Tabelës 1 mijë lekë metri katror.

Po kështu bizneset duhet të paguajnë edhe një sërë taksash të tjera si taksa vendore si taksa mbi Pasurinë, mbi Ndërtesën, taksa e fjetjes në Hotel, për zënien e Hapësirës Publike, taksa e Tabelës, taksa e Përkohshme e Gjelbër, tarifa e Regjistrimit për Veprimtari të Ndryshme, tarifa e Pastrimit dhe Largimit të Mbeturinave, ajo e Parkimit të Automjeteve si dhe tarifa për Shërbime në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore.