Lajme Shqip Saturday, 11 February 2012 16:00

Tiranë -Për tremujorin e parë të vitit 2012, ekspertët e bankave presin rritje të kredive në lekë dhe ulje të atyre në monedhë të huaj.

Vendimi i fundit i Bankës Qendrore, për uljen e normës bazë të interesit për lekun, me 0.25%, duke e kuotuar në miniminin historik të saj prej 4.5%, shihet nga ekpertët e ekonomisë si faktor që do të rrisë interesin e kredive në lekë.

Në këndvështrmin e ekspertit të ekonomisë, Selami Xhepa, ky fillim viti ka dhënë sinjale pozitive. Sipas tij, sistemi bankar dhe Banka e Shqipërisë pret një transmetim edhe më të gjerë të vendimit të fundit ë saj, për uljen e normës bazë të interesit në muajit janar.

“Ulja e normës bazë ka gjetur një reflektim të kënaqshëm në normën e interesit të Bonove të Thesarit”, thotë ai.

Xhepa thotë se, politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka treguar se është e gatshme t’i japë stimulin e nevojshëm ekonomisë, duke lënë të hapur diskutimin se, “norma bazë e interesit ka nisur një cikël ulës dhe mund të ulet përsëri, në varësi të rrethanave që do të krijohen”. (LajmeShqip.com)