Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 09:24

Konsumi i brendshëm në Kinë kontribuoi për 60% të rritjes ekonomike në vend gjatë gjysmës së parë të vitit 2015, sipër 51.2% që ishte për të gjithë 2014-ën.

Kjo sugjeron se ribalancimi që Pekini dëshironte mund të jetë në rrugën e duhur. Por treguesit për të ardhmen dhe eksperiencat e kompanive në Kinë, janë shqetësuese. Një indeks për konsumin në Kinë, ofruar nga ANZ Bank dhe kompania e hulumtimeve Roy Morgan, ra në një nivel rekord gjatë muajit Gusht.

Shitjet e makinave në Kinë pritet të bien këtë vit për herë të parë në 2 dekada, ndërsa shitjet e smartphone-ave regjistruan rënien e parë në Kinë gjatë tremujorit të dytë. Nëse kjo përkthehet në një ngadalësim në shpenzimet e përgjithshme konsumatore, ndikimi do të ndjehet edhe jashte Kinës.

Gjatë javës së kalur, kreu i Rezervës Federale Janet Yellen tha se shqetësimet mbi ngadalësimin në Kinë ishin kontribues mbi vendimin e bankës për të mbajtur ende normat e ulëta. Sipas një studimi të publikuar nga Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Rritja e PBB-së globale, vlerësuar më parë nga FMN që do të jetë 3.3% këtë vit, mund të cënohet me gjysëm pikë përqindjeje nëse do të ketë ndonjë rënie në kërkesën Kineze.

Studimi projektonte se nëse rritja e kërkesës vendase kineze bie me 2 pikë përqindjeje për dy vite rradhazi, kombinuar me 10% rënie në tregjet e kapitalit botërorë, kjo do të shkaktontë rreth 0.25 pikë përqindjeje rënie nga PBB-ja Amerikane dhe më shumë se 0.5% nga ajo Japoneze.

Eksportet japoneze drejt Kinës, që është partneri më i madh tregtar, janë tashmë në rrezik. Ato ranë 4.6% në muajin gusht krahasuar me vitin e kaluar. Kjo pjesërisht nga rënia e dërgesave të makinave drejt fabrikave kineze, ku aktiviteti ka rënë në një nivel të ulët 6 vjeçar.