Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 17:00

Tiranë – Drejtori i Përgjithshëm i Menaxhimit të Borxhit Publik në ministrinë e Financave, Xhentil Demiri, deklaroi ditën e sotme se, në dy vitet në vijim nuk parashikojmë që të emetojmë një tjetër eurobond.

Vetëm pak ditë më parë qeveria pagoi këstin e parë të interesit të Eurobondit, të emetuar një vit më parë, me vlerë 300 milionë euro.

Z. Demiri u shpreh se në kushtet kur financat botërore janë në krizë, është e rrezikshme të dalësh në këto tregje. Demiri sqaron se niveli aktual i borxhit publik është brenda parametrave të parashikuar, i menaxhueshëm dhe sipas tij, po përdoret për investime publike afatgjata.Aktualisht, niveli i borxhit publik është 60% për atë të brendshëm dhe 40% për atë të jashtëm. Interesi vjetor i tij kap vlerën e 40 miliardë lekëve.