Lajme Shqip Wednesday, 03 August 2011 16:15

Berlin – Sipas statistikës, çdo gjerman, nga foshnjat e deri te më të moshuarit, janë në borxh prej 24 mijë eurove. Që të ndërpritet ky trend  i huazimit, në Kushtetutë  është vendosur një amendament për “fren debitor”, me të cilën është shënuar limiti i huazimit.

“Freni debitor”, gjithsesi, ende  nuk do të thotë edhe ulje e huave të mëdha të deritanishme gjermane, të cilat arrijnë dy milion euro. Për  interesin dhe pagesën e kësteve , edhe më tej do të shkojë një pjesë e madhe e të hollave në buxhetin aleat që arrin 40 miliard euro.

Buxheti gjerman për herë të fundit ishte balancuar nga fundi i viteve të 60-ta. Çdoherë gjenden arsye të reja për huazime të reja: nga programet shtetërore për subvencione gjatë krizës të parë të naftës, përmes shpenzimeve për bashkimin e vendit dhe deri te kriza më e re financiare dhe ombrella për shpëtimin e bankave.

Shtetit i cili mbeti “i varur nga kredia”, i është ndaluar të marrë hua të reja sipas nenit 109 nga Kushtetuta. Në parim, deri në vitin 2016 është ndaluar marrja e kredive të reja me qëllim  që të largohet deficiti nga buxheti publik.

16 vendet aleate deri në vitin 2020 patjetër duhet të dalin në fund pa debi. Kjo është detyrë e marrë vullnetarisht, e cila është shkruar në Kushtetutë.

Ministri gjerman i Financave, Volfgang Shojble, shpreson se në këtë vit huaja e re nuk do ta kalojë limitin prej dy për qind. Me këtë Gjermania, krahas Finlandës, Estonisë dhe Luksemburgut, do të ishte një nga anëtaret e rralla në BE, e cila nuk e kalon kufirin më të lartë të huasë prej tre për qind nga prodhimi përgjithshëm, i paraparë me Paktin evropian për Stabilitet nga Mastrihti.