Lajme Shqip Saturday, 26 November 2011 11:33

Tiranë-Në buxhetin për vitin 2012, i cili ka marrë tashmë miratimin e deputetëve në parim, gjatë seancës së gjatë plenare të një dite më parë, totali i të ardhurave parashikohet në nivelin e 355.8 miliardë lekë, me një rritje prej 7.9 % kundrejt vitit 2011, ose në nivelin 25.6 % të PBB-së.

Shpenzimet totale buxhetore për vitin 2012 parashikohen në masën 396.9 miliardë lekë ose 28.5% e PBB. Shpenzimet kapitale për vitin 2012 parashikohen në masën 69.7 miliardë lekë, ose 5% të PBB. Shpenzimet kapitale si me financim të brendshëm, ashtu edhe të huaj, do të vazhdojnë të përqëndrohen në sektorët prioritare të qeverisë si: infrastruktura, arsimi, shëndetësia, mbrojtja, bujqësia e zhvillimi rural.
Buxheti për vitin 2012 është:
Të ardhurat 355 759 milionë lekë;
Shpenzimet 396 922 milionë lekë;
Defiçiti 41 163 milionë lekë.

Buxheti i Shtetit për vitin 2012 është:
Të ardhurat 281 622 milionë lekë;
Shpenzimet 322 785 milionë lekë;
Deficiti 41 163 milionë lekë.

Buxheti vendor për vitin 2012 është:
Të ardhurat 29 503 milionë lekë;
Nga të cilat:
Granti i pakushtëzuar nga buxheti qendror 13 876 milionë lekë;
Te ardhurat nga taksat e ndara 1 003 milione leke
Shpenzimet 29 503 milionë lekë.

Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2012 është:
l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror
Të ardhurat, gjithsej 84 360 milionë lekë;
Nga të cilat:
– kontributet 51 287 milionë lekë;
– transferimet nga Buxheti i Shtetit 33 073 milionë lekë;
Shpenzimet 84 360 milionë lekë.
Buxheti i sigurimeve shëndetësore për vitin 2012 është:
Të ardhurat, gjithsej 28 934 milionë lekë;
Nga të cilat:
– kontributet dhe të tjera 6 436 milionë lekë;
– transferimet nga Buxheti i Shtetit 22 498 milionë lekë;
Shpenzimet 28 934 milionë lekë.

Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2012 është:
Të ardhurat, gjithsej 1 800 milionë lekë;
Nga të cilat:
– të ardhura të tjera 1 500 milionë lekë;
– transferimet nga Buxheti i Shtetit 300 milionë lekë;
Shpenzimet 1 800 milionë lekë.

Të ardhurat e Buxhetit të Shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:
Grantet 9 843 milionë lekë;
Të ardhurat tatimore 251 168 milionë lekë;
Të ardhurat jotatimore 20 611 milionë lekë.

Shpenzimet e Buxhetit të Shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:
Shpenzimet korrente 245 622 milionë lekë;
Shpenzimet kapitale 69 763 milionë lekë;
Fondi rezervë 2 000 milionë lekë;
Fondi i kontingjencës për ruajtjen e deficitit 2 900 milionë lekë;
Fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve 2 500 milionë lekë.