Lajme Shqip Friday, 02 December 2011 17:46

Këto mjete në formë të grandeve, do të shfrytëzohen për zhvillimin rural, të hortikulturës dhe për mbështetjen e grave në bujqësi.

Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në Ministrinë e Fiancave, ku ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci potencoi se mjetet e ndara do të shfrytëzohen në projekte të ndryshme.

Ton thotë se “Komponenti I parë janë grandet investive për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, grande që do të aplikohen me të njëjtin model si të Bankës Botërore, me vlerë 30.000 deri 200.000 euro, ku përfitues potencialë janë sektori privat, Ndërmarrja Përpunuese, prodhuese dhe fermerët tanë. Komponenti I dytë që lidhet me vazhdimin e përkrahjes për sektorin e hortikulturës dhe komponenti I tretë për gratë në bujqësi.”

Ministri Stavileci u shpreh i kënaqur me shumën e mjeteve që do ti kenë vitin e ardhshëm kjo ministri, pasi përvec ngritjes së buxhetit prej mbi 50%, do ti kenë në dispozicion edhe mjetet nga DANIDA, Banka Botërore dhe Komisioni Europian.

Për herë të parë ministria e Bujqësisë do ti ketë në dispozicion 30 milionë euro në vit, thotë Stavileci.

Në emër të Qeverisë së Danimarkës, zëvendës-ambasadori i këtij shteti në Tiranë, Flemming Gredsted, uroi që këto mjete të ndikojnë në zhvillimin e bujqësisë. Ministri i Financave Bedri Hamza ndërkaq, falënderoi qeverinë daneze.