Lajme Shqip Monday, 04 April 2011 17:10

Tiranë – Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, përfundoi të hënën  ankandin e radhës për shitjen e bonove të thesarit. 
Sipas Departamentit të Operacioneve Monetare në BSH, në ankand u shitën bono me maturim 12  dhe 3 mujor, që do të përdoren për bankat e nivelit të dytë dhe për Bankën e Shqipërisë, me një vlerë totale mbi 11.7 miliardë lekë.
BSH-j bën të ditur se, për bono me maturim 1 vjeçar shuma e kërkuar ishte në vlerën e 9.223.800.000 lekë dhe ajo e pranuar 7.600.000.000 lekë. Interesi mesatar i ponderuar për bonot me maturim 12 mujor arriti në 7.35 %. Ndërsa për bono me maturim 3 mujor, shuma e kërkuar ishte 4.338.460.000 lekë dhe ajo e pranuar 4.100.000.000 lekë.Interesi masatar i ponderuar për bonot me afat 3-mujor ishte 5.45%. Në ankand u pranuan 17 nga 26 kërkesat e konkurruese.