Lajme Shqip Wednesday, 31 October 2012 14:31

TIRANE- Banka e Shqiperise ka vendosur te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit.

Lajmi eshte bere publik nga guvernatori i BSH, Ardian Fullani gjate nje koneference per shtyp.

“Këshilli mbikqyrësi i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë në nivelin 4 përqind të normës bazë të interesit. Ekonomia shqiptare është përballur me një ambjent sfidues në 6 muajt e parë të vitit” tha Fullani.

Sipas Fullanit, ekonomia ka shenuar rritje të ngadaltë të kërkesës së huaj me rritjen e primeve të rrezikut në tregjet financiare dhe tendenca të uljes së ekspozimit të ekonomisë shqiptare.

“Kjo eshte reflektuar në nivele të ulëta konsumi dhe investimesh në vend. Së bashku me reduktimin e stimulit fiskal gjatë 2012 kanë rezultuar kërkesë të zbehtë agregate dhe rritje të ulët ekonomike”- tha ai.(LajmeShqip.com)