Lajme Shqip Monday, 11 July 2011 08:29

Bruksel – Kryetari i Këshillit të Evropës, Herman van Rompuj, për sot paradite caktoi takim të jashtëzakonshëm të funksionarëve të lartë të BE-së kushtuar planit të ri të dytë për ndihmë për Greqinë, pas druajtjeve të përforcuara nga zgjerimi i krizës debitore në Itali, e cila është ekonomia e tretë sipas madhësisë në eurozonë.

Në takim do të marrin pjesë kryetari i Bankës Qendrore Evropiane (BEQ), Zhan-Klod Trishe, kryetari i Eurogrupit (ministrat e financave të eurozonës), Zhan-Klod Junker, kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Barozo dhe eurokomisari për çështje ekonomike dhe monetare Oli Ren.

Zëdhënësi i Van Rompujit, Dirk de Baker theksoi se nuk bëhet fjalë për takim krize, por për “koordinim të pozicioneve”. Ky takim do t’i paraprijë takimit të pasditës së Eurogrupit.

Të premtën u paraqitën druajtje të reja se Italia do të jetë e ardhshmja e cila do të goditet nga kriza debitore, pasi që normat e interesit për obligacionet italiane 10-vjeçare jashtëzakonisht u rritën. Sipas ekspertëve, kjo mund të ketë presion të fuqishëm ndaj financave të vendit, e cila është me vetëm një prej borxheve më të mëdha shtetërore në eurozonë, në krahasim të BPV-së pas Greqisë.