Lajme Shqip Tuesday, 19 July 2011 09:21

Bruksel – Komisioni Evropian, në pajtim me rregullat e BE-së, i aprovoi ndihmë financiare grupacionit gjerman bankar “Hipo Patundshmëri” (HRE), njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Ndihma përbëhet nga injeksion kapital në vlerë prej 10 miliardë euro, nga mjete për blerje të plasmaneve të saj të rrezikshme në vlerë prej 20 miliardë euro dhe garanci për likuiditet prej 145 miliard euro.

Komisioni Evropian konsideron se plani për rikonstruim do t’i mundësojë HRE-së dhe filialit të saj “Bankës Kursimore” (PBB), ripërtërirje e qëndrueshmërisë afatgjate.

Të gjitha aktivitetet afariste të grupit HRE do të ndërpriten, me përjashtim të punës së PBB-së. Parashikohet pas masave të ndërmarra, në fund të vitit 2011, vlera e përgjithshme financiare e grupacionit të jetë për 85 për qind më e vogël në krahasim me vitin 2008.

Kjo, sipas Komisionit Evropian, në mënyr adekuate do të ndikojë në konkurrencën e çrregulluar të tregut të krijuar nga mbështetja e madhe shtetërore gjatë krizës financiare.

Eurokomisari për konkurrenë Hoakin Almunia theksoi se me masat aktive do të mbetet vetëm PBB-ja edhe atë me dy linja strategjike afariste. Njëra në pjesën e kreditimit të patundshmërive dhe e dyta në sferën e investimeve publike. Të gjitha aktivitetet e tjera do të ndërpriten.

Filiali tjetër kryesor i HRE-së, holdingu “DEPFA banka-Saldin” do të mbetet joaktive me qëllim që të mos gjenerojë borxhe të reja.