Lajme Shqip Thursday, 31 March 2011 08:33

 

Nju Orleans – Kompania e naftës britanike “British Petroleum” (BP) për përmirësimin e pasojave nga katastrofa ekologjike pas shpërthimit të platformës së naftës “Dipvoter Horizont” në Gjirin e Meksikës” deri më tani ka paguar 19 miliard dollarë.

Këtë në konferencën energjetike në Nju Orleans e deklaroi përfaqësuesi i BP-së për SHBA-në Lamar Mekej.

Kompania për tejkalimin e dëmeve ka ndarë gjithsej 41 miliard dollarë , në të cilën hynë dhe fondi me vlerë prej 20 miliard dollarëve, destinuar për kompensimet e njerëzve dhe firmave të dëmtuara nga rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës.

Për të siguruar mjete financiare të mjaftueshme për pagesën e dëmit, kompania planifikon të shesë aksione me vlerë prej 30 miliard dollarëve. Deri më tani janë nënshkruar marrëveshje për shitje  të aksioneve të naftës dhe të gazit për 22 dhe 23 miliard dollarë, precizoi Mekej.

Ai shtoi se edhe të tjerat do të shiten për një kohë më të shkurtër, ashtu që plani prej 30 miliard dollarëve  do të plotësohet, transmetuan agjencitë.