Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 18:30

Londër- Britania e Madhe do të investojë në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) 40 miliardë  paund, që të ndihmohet në rikuperimin e ekonomisë globale, deklaroi zëvendësministri i Financave  Dani Aleksander.

Bëhet fjalë për vlerë që është  shumë më e madhe nga kuota  e zakonshme e pagesës  që e jep  vendi, pasi në korrik të këtij viti deputetët tashmë u dakorduan për rritjen e  participimit britanik në FMN prej 10  në 20,1 miliardë paund.

Kryeministri Dejvid Kameron gjatë Samitit G-20  në Kanë, paralajmëroi se Qeveria në Londër është dakorduar ta rrisë  pjesëmarrjen  e tij në FMN. Sipas sqarimit të Kameronit, përforcimi i FMN-së  do të ndihmojë për tejkalimin më të shpejtë të  krizës dhe  stagnimit  që e godet ekonominë botërore, ndërsa kjo do  të mundësojë rritje më të shpejtë të ekonomisë në Britaninë e Madhe,  rikuperimi i të cilës  shkon  shumë ngadalë.

Kameron insiston se “ekstra të hollat” që vendi i vendosi në disponim të FMN-së  nuk janë për mbulimin e  huave të brendshme  të vendit nga eurozona, e as me ato do të mund të nxitet  stabilizimi i euros.

Ai  edhe më tej  është nën presion të fuqishëm  të  të djathtës euroskeptike në Partinë Konservative, që të vendoset  sa është  e mundur kjo më  shumë nga BE, e pakënaqur që nuk ka arritur të imponojë referendum rreth të ardhmes të Britanisë së Madhe  në BE.

Laburistët opozitar kërkojnë nga FMN, i cili fuqishëm është inkuadruar  në “shpëtimin” e eurozonës, të mos shndërrohet  në  zëvendësim të  Bankës Qendrore Evropiane, e cila  pjesërisht i akuzon për krizën e vazhduar në Union Monetar Evropian.

Aleksandër vlerëson se FMN është “shpikje britanike”, dhe për këtë Qeveria në Londër duhet të ndihmojë në mbajtjen e këtij  institucioni  financiar  botëror.