Lajme Shqip Thursday, 14 July 2011 15:21

Tiranë – Ulja e disa taksave nga Qeveria pritet të rrisë investimet e biznesit vendas. Presidenti i “Biznes Albania”, Luan Bregasi, thotë se ulja e nivelit të akcizës dhe zbatimi i skemës së rimbursimit automatik të saj në industrinë e prodhimit të birrës, do të ulë nivelin e korrupsionit dhe burokracive nga  administrata shtetërore.

Bregasi propozon që të ndryshojë dhe skema e funsionimit të Këshillit Konsultativ të Biznesit. Sipas tij, propozimet për ndryshimet në sektorin fiskal, duhet të paraqiten nga biznesi dhe jo nga Ministria e Financave, e cila sipas Bregasit, duhet të kryejë oponencën. (LajmeShqip.com)