Lajme Shqip Tuesday, 31 January 2012 11:00

Prishtinë-Qeveria e Kosovës është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të organizuar funksionimin sa më të mirë të sektorit pyjor në Kosovë me qëllim që të përfitohet vjelja e përfitimeve ekonomike, sociale e mjedisore nga ana e popullatës dhe shoqërisë kosovare, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci.

“Gjatë viteve të fundit nga projektet e financuara prej donatorëve, sektori pyjor në Kosovë ka pranuar një mbështetje teknike me objektiv të përgjithshëm forcimin dhe ndërtimin e institucioneve dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të resurseve pyjore”.

Kushtrim Cukaj, kryesues i bordit tha se pavarësisht sfidave që do të përballen gjatë punës, megjithatë në bashkëpunim me ministritë që janë anëtare të bordit dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe atij të pyjeve private, bordi do të marrë veprime të menjëhershme dhe do të arrijë ta ndryshojë gjendjen për të mirë.

Bordi për Menaxhim me Pyje përbëhet prej nëntë anëtarëve, shtatë prej të cilëve kanë rol vendimtar dhe janë të përhershëm. Ndërkaq, dy nga anëtarët tjerë nuk kanë të drejtë vote, por rol këshillëdhënës dhe janë nga komuniteti i donatorëve duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. (LajmeShqip.com)