Lajme Shqip Saturday, 12 September 2015 11:44

Turqia njoftoi sot se diskutimet e ndërmarra që prej disa muajsh me Rusinë për një projekt ambicioz të gazjellësit të quajtur ”Turk Stream” ishin ndërprerë për shkak të dështimit të marrëveshjes mes palëve.

 “Nuk them se diskutimet kanë dështuar, them që ato janë ndërprerë”, deklaroi një zyrtar i Ministrisë turke të Energjisë, Sefa Sadik Aytekin, cituar nga nga përditshmja ”Hurriyet”.

Nënsekretari i shtetit e shpjegoi këtë bllokim nga mungesa e besimit të përbashkët dhe kërkoi më shumë fleksibilitet mes palëve.

Muajin e kaluar, ish-ministri turk i Energjisë, Taner Yildiz kishte përgënjeshtruar zërat për vështirësi mes Ankarasë dhe Moskës rreth këtij projekti.