Lajme Shqip Friday, 15 July 2011 16:57

Tiranë – Të ardhurat nga remitancat vijojnë të shënojnë rënie. Sipas një studimi të kryer nga Instituti “Agenda”, të ardhurat nga emigrantët kanë shënuar rënie në 5 vitet e fundit. 57% e familjeve përfituese kanë marrë më pak të ardhura se një vit më parë.

Pjesa më e madhe e emigrantëve, rreth 91% e tyre gjendet në vendet e BE-së dhe mesatarisht dërgojnë 1400 euro në vit.

Pjesa më e madhe e familjeve i shpenzojnë të gjitha të ardhurat dhe vetëm 6% e tyre i kursejnë. Paratë nga dërgesat përdoren për ushqim, veshje dhe kujdes shëndetësor.  Sipas znj.Ekonomi për të zbutur ndikimet negative të rënies së remitancave në ekonominë shqiptare, nevojiten politika të reja të uljes së varfërisë dhe të rritjes së punësimit. Shqipëria renditet si vendi i 9-të në botë për përqindjen e emigrantëve jashtë kufirit të saj dhe si vendi i 19-të, përsa i përket remitancave. (LajmeShqip.com)