Lajme Shqip Friday, 23 March 2012 11:00

Bruksel – Ekonomia në Bashkimin Evropian po stabilizohet, situata e tregjeve financiare po përmirësohet, por rreziqet e mëtejshme janë ende të pranishme, kumtoi Bordi evropian për rrezik sistematik (BERS).

Treguesit për stabilizim të ekonomisë evropiane dhe për përmirësim të tregjeve financiare, BERS, kanë regjistruar në muajt e fundit përparim në konsolidimin fiskal dhe reformat ekonomike në një numër të madh të shteteve, ky si rezultat i masave të bankave qendrore dhe marrëveshjes për disiplinë financia.

BERS është bord i pavarur i BE-së përgjegjës për ndjekje dhe paralajmërim për rreziqe sistematike në sistemin financiar.

Megjithatë, në kumtesë paralajmërohet se edhe më tej është e pranishme “atmosfera e pavarësisë dhe dobësitë në segmente të ndara nga sistemi financiar i BE-së”.