Lajme Shqip Wednesday, 03 August 2011 13:37

Tiranë – Shqipëria është i vetmi vend në Europën Juglindore që shënoi rritjen më të madhe të investimeve të huaja për vitin 2010.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kryeministri Berisha tha se Investimet e Huaja Direkte gjatë vitit 2010 kanë arritur shifrën 1 miliard e 97 milionë dollarë.

Në pesë vitet e fundit janë investuar mbi 4 miliardë dollarë në vend, sipas raportit të PNUD-it, gjë që flet për një besueshmëri në rritje të investitorëve të huaj të Shqipëria.

Kryeministri Berisha u shpreh se kjo shifër do të jetë më e lartë për vitin 2011. Ai u bëri thirrje edhe kryetarëve të bashkive e komunave në të gjithë vendin që të mbështesin investitorët e huaj. (LajmeShqip.com)