Lajme Shqip Sunday, 10 April 2011 10:48

Korçë – Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha të dielën në Korçë se “ekonomia shqiptare është e vetmja që po vrapon dhe po ec shpejt edhe në kohën e krizës më të thellë”.

Sipas tij, kjo është meritë e qytetarëve shqiptarë dhe e Qeverisë.

“Ky vrap ekonomik bëri të mundura mijëra kilometra rrugë, rritje të punësimit dhe arsimimit dhe dyfishim rrogash e pensionesh.

Këto komente, kryeministri Berisha i bëri gjatë prezentimit të sotëm të kandidatit të koalicionit Aleanca për Qytetarin, për kryebashkiak të Korçës, Andre Mano.