Lajme Shqip Tuesday, 21 February 2012 19:19

Në ditën e Konferencës Kombëtare të Teknologjisë së Informacionit, kryeministri Sali Berisha ju bëri përsëri thirrje bankave të nxisin përdorimin e shërbimeve nëpërmjet internetit dhe telefonit celular.

Kryeministri tha se qeverisja elektronike ka dhënë rezultate në përfitimin e kohës, uljes së kostove dhe burokracive dhe në pakësimin e korrupsionit.

Por ai kërkoi një ndërveprim më të madh të sektorit privat dhe u shpreh i gatshëm të ndërmarrë të gjitha rregullimet e kërkuara ligjore, për të nxitur shërbimet si internet apo mobile banking.

BE po financon një projekt prej 3.2 milionë eurosh për përmirësimin e qeverisjes elektronike, që, sipas ambasadorit Ettore Sequi, është kusht i rëndësishëm për një qeverisje të suksesshme.

Ministri i Teknologjisë së Informacionit, Genc Pollo, tha se së shpejti qytetarëve do t’ju ofrohet shërbimi i gjurmueshmërisë, për të ndjekur gjatë gjithë kohës ecurinë e aplikimit ose kërkesës së tyre në administratë.

Megjithë hapat e bëra në vitet e fundit, qeverisja elektronike mbetet e papërsosur, qoftë edhe në përditësimin e informacionit në adresat e internetit të ministrive. Së fundmi, qeveria ka nisur publikimin e rregullt të pagesave buxhetore në faqen e Ministrisë së Financave.

Por, e njëjta shkallë informacioni dhe transparence nuk vërëhet aspak në ëebsitet e institucioneve të tjera, ku shpeshherë të dhënat janë të varfra dhe të vjetra në kohë. Ka pasur madje mjaft raste kur projektligje apo akte të veçanta, të miratuara nga Këshilli i Ministrave nuk janë publikuar në adresën e internetit të Kryeministrisë.