Lajme Shqip Thursday, 21 April 2011 12:34

Prishtinë – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka zhvilluar një takim me kryetarin Sekretariatit të Komitetit për Energji, Sllavko Neikov, me ç`rast kanë biseduar për nivelin e implementimit të traktatit për energji, si dhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me të.

Ministri Beqaj ka thënë se Kosova ka bërë projekte për të shkuar përpara në fushën e energjisë, siç është ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”, ndërkohë që strategjinë rajonale e sheh si një ndër çështjet më të rëndësishme.

Kurse kryetari i Sekretariatit të Komunitetit për Energji, Sllavko Neikov, ka thënë se kontraktuesit e marrëveshjeve për energji, mund të kenë probleme të ndryshme, mirëpo ai ka falënderuar ministrin Beqaj për informacionet lidhur me projektin “Kosova e Re”, projekt ky që, sipas tij, bie në kompetencat e Qeverisë së Kosovës.