Lajme Shqip Wednesday, 16 March 2011 18:53

Prishtinë – Kreu i Komunës se Mitrovices, Avni Kastrati dhe shefi i operacioneve të Komisionit Evropian në Kosovë, Kjartan Bjornsson, nënshkruan, të enjten, memorandumin për financimin prej 14 milionë eurosh për Qendrën rekreative-sportive në këtë qytet.

Ky project, që financohet nga Komisioni Evropian, është vlerësuar shumë i rëndësishëm për Mitrovicën.

“Objekti rekreativo-sportiv, multidisiplinar do të ofrojë kushte shumë të mira për të qytetarët mitrovicas, në radhë të parë për të rinjtë”, tha Bjornsson.

Kryetari Kastrati sqaroi se në bazë të projektit që u prezantua të mërkurën, parashihet të ndërtohet një qendër sportive multidisiplionare dhe rinovimi në tërësi i palestrës së sportit “Minatori”.Një qendër biznesi do të ndërtohet me  kredi, me qëllim, sigurimin e të ardhurave për mirëmbajtjen e objekteve sportive që do të ndërtohen.