Lajme Shqip Monday, 21 March 2011 12:21

Singapor – Inflacioni edhe mëtej do të mbetet sfidë serioze për Azinë Lindore, madje për këtë arsye shtetet nga ky rajon duhet t’i ashpërsojnë politikat e tyre monetare, vlerësoi Banka Botërore në raportin e saj gjysmëvjetor të titulluar “parashikimi ekonomik në Azinë Lindore dhe Pacifik”.

Banka Botërore e rrit parashikimin për rritjen ekonomike në këtë rajon për vitin 2011, duke paralajmëruar se ekonomitë e vendeve të Azisë Lindore në zhvillim do të jenë posaçërisht të ngarkuara me masat për luftë kundër inflacionit.

Ekspertët e Bankës parashikojnë se vendet në zhvillim nga Azia Lindore gjatë këtij viti do të realizojnë rritje ekonomike prej 8,2 për qind, që është më shumë se rritja 7,8 për qind që ky institucion financiar ndërkombëtar e parashikoi para gjashtë muajve. Vitin e kaluar vendet nga ky rajon kishin rritje ekonomike prej 9,6 për qind.

Në rritjen e këtillë ndikim më të madh do të ketë Kina për të cilën parashikohet rritje e ekonomisë prej nëntë për qind. Të gjtiha vendet e tjera në rajon, pa Kinën dhe Japoninë, do të shënojnë rritje ekonomike prej 5,3 për qind, vlerëson Banka Botërore.

Ekspertët e Bankës parashikojnë se tërmeti shkatërrues dhe cunami, që më 11 mars e goditën Japoninë, do të kenë vetëm ndikim të kufizuar ndaj ekonomisë rajonale.

Në ballafaqimin me rritjen e inflacionit vendet e Azisë Lindore vendosin për rritje të shkallëve të tyre themelore të interesit. Megjithatë pas katastrofës në Japoni, valutat indiano-lindore shënuan rënie të vlerave të tyre.

Në raportin e saj Banka Botërore nuk publikon vlerësim personal për dëmin nga fatkeqësia natyrore në Japoni por vetëm transmeton parashikime shumë firmave konsultuese, të cilët vlerësojnë se dëmet do të lëvizin prej 122 miliardë deri 235 miliardë dollarë, që paraqet midis 2,5 dhe katër për qind nga bruto prodhimi vendor i Japonisë.

Përvoja e Japonisë me rimëkëmbjen pas tërmetit në Kobe në vitin 1995 mirë do t’u vijë përpjekjeve një vendi për rimëkëmbje nha tërmeti më i ri. Përvoja nga historia thekson se rritja rurale e BPV-së japoneze do të ngadalësohet deri nga mesi i vitit 2011, por gjatë muajve të ardhshëm do të duhet që ai të rritet falë ripërtërirjes, që do të mund të zgjasë edhe deri në pesë vite, vlerëson Banka Botërore.