Lajme Shqip Monday, 27 August 2012 18:49

Tiranë – Varfëria është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare, ndërsa institucione të ndryshme raportojnë shifra të ndryshme.

Sipas raportit të Bankës Botërore, rreth 58% e e banorëve të Shqipërisë jetojnë me 5 dollarë për frymë. 11% e popullsisë jeton me 2.5 dollarë në ditë, 4.3% jetojnë në minimum jetik vetëm me 2 dollarë në ditë, ndërsa 0.6% e tyre jeton në varfëri ekstreme.

Këto të dhëna janë matur përpara se kriza të pësonte thellim të saj. Burime të satistikave të instucioneve shqiptare prodhojnë vazhdimisht kontradikta të shifrave. Sipas Ministrisë së Punës, niveli i varfërisë ekstreme është ulur deri në masën 10%, nga 18.5% që ishte në vitin 2006.

Ndërsa opozita në të dhënat e saj publikon se 1 në 2 shqiptarë është realisht i varfër. Në një raport të UNICEF publikuar pak muaj më parë, raportohet se 23% e familjeve jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute, ndërsa 10 % e tyre në nivelin e varfërisë ekstreme me vetëm 3.047 lekë për frymë në muaj.

Sido që të luhaten këto shifra, opozita dhe sociologët shprehen se shqiptarët janë të kërcënuar nga varfëria dhe është e domosdoshme të ndërrmerren politika sociale. gjysma familjeve shqiptare jetojnë me vetëm 4 dollarë në ditë. (LajmeShqip.com)