Lajme Shqip Wednesday, 22 February 2012 17:00

Prishtinë-Banka Botërore deklaron se 40 % e popullatës në Kosovë, jetojnë në varfëri, ndërsa 12% në kushte ekstreme.

Duke parë këtë situatë të rënduar të kategorisë së personave të cilët jetojnë në varfëri ekstreme, Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, organizoi një tryezë me temën “Skema e ndihmës Sociale në Kosovë”, ku ka për qellim ndryshimin e projektligjit lidhur me skemën e ndihmës sociale.

Nazane Breca, kryesuese e grupit punues për projektligjin, shpjegon rreth rëndësisë se ndryshimit të projektligjit.

Ne si Komision kemi punuar për këtë projektligj por besoj se edhe sot ku është edhe qëllimi i takimit neve si deputet të na ndihmoj në amandamentimin e këtij projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e tij që pak a shumë të arrimë ta zbusim varëshmerin e ndihmave të skemës sociale.

Mytaher Haskuka nga UNDP, tha se po të mos ishin pensionet, varfëria në Kosovë, do të ishte edhe për 4% më ë lartë, ku sipas analizës se Bankës Botërore efekti i asistencës sociale është vetëm 6% në shifrat totale të varfërisë, që do të thotë e gjithë kjo vije si pasojë e asistencës se limituar. (LajmeShqip.com)