Lajme Shqip Thursday, 04 August 2011 16:13

Tiranë – Bankat janë gati për të ofruar shërbimin e legalizimit të kapitaleve. Suela Çela, Zv/drejtore e Departamentit të Operacioneve në “Credins Bank”, thotë se qytetarët mund të drejtohen në sportelet e bankës për të plotësuar formularin dhe për të hapur llogarinë e legalizimit.

Sipas saj, procedurat do të jenë të thjeshta dhe paratë do të quhen ligjërisht të legalizuara, menjëherë pas depozitimit të tyre në llogarinë e posaçme bankare dhe pas pagesës së penalitetit ligjor. Ligji i miratuar nga Kuvendi në muajin prill lejon legalizimin e kapitaleve të padeklaruara, duke paguar një penalitet prej 3%. Afati ligjor i vetëdeklarimit është fundi i vitit 2011.

Nga ligji mund të përfitojnë të gjitha bizneset dhe qytetarët shqiptarë, me përjashtim të zyrtarëve që i nënshtrohen detyrimit ligjor për deklarimin e pasurisë, pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. (LajmeShqip.com)