Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 17:46

Bruksel- Lartësia e depoziteve bankare në Bankën qendrore evropiane (BQE) të premten e kaluar është rritur në 288,43 miliardë euro, që është niveli më i lartë prej 30 qershorit të vitit 2010, publikoi sot BQE-ja.

Bankat të enjten në llogaritë e BQE-së kanë depozituar 275,23 miliardë euro.

Nga fillim i i vitit bankat evropiane mesatarisht në depozitat e BQE-së mbajtën diqka më shumë se 61 miliardë euro, por nga gjysma e dytë e tetorit depozitat tejkalojnë 200 miliardë euro.

Bankat evropiane u japin përparësi depozitave të BQE-së në raport me kreditë, për shkak të druajtjes se masat qeveritare nuk do të tregohen si të mjaftueshme për ballafaqim me krizën debitore në eurozonë.

Udhëheqësit financiarë, përveç kësaj konsiderojnë se rreziku të cilin e bart blerja e obligacioneve nga vendet problematike është shumë i lartë.