Lajme Shqip Tuesday, 02 August 2011 19:13

Londër – Banka britanike “Barclays” do të pezullojë sivjet tre mijë vende pune për shkak  se fitimi në gjashtë muajt e parë është më i vogël për 33 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në gjysmën e parë të këtij viti veçmë janë pezulluar 1.400 vende pune, derisa në fund të këtij viti do të pezullohen edhe 1.600. Në kumtesën e sotme të bankës thuhet se në fund të qershorit ajo ka realizuar 2,6 miliardë fitim pa tatim, që vlerësohet se është “në kufirin e pritjes”.

Rënia e fitimit për një të tretën në krahasim me vitin 2010 vlerësohet se është rezultat i vendimit të “Barclays”-it të përgjigjet në kërkesat e Qeverisë britanike që bankat të fillojnë të ndajnë më shumë para për kreditim të biznesit të vogël. Dje edhe banka HSBC më e madhja në Britani paralajmëroi largim të dhjetë mijë punonjësve të vetë, vetëm në Britaninë e Madhe, duke e sqaruar këtë me “rënien e vogël të fitimit vjetor prej rreth 200 milionë stërlinave”. Kjo bankë e cila ka 335 mijë të punësuar në tërër botën, në tre vitet e ardhshme do të pezullojë edhe 20 mijë vende pune nëpër filialet dhe përfaqësitë e veta në vendet e jashtme.