Lajme Shqip Tuesday, 15 November 2011 16:00

Rajoni ka bërë përparim të rëndësishëm gjatë viteve të fundit. Ai është i rrezikuar nga ndikimet e një ngadalësimi të mëtejshëm global dhe ka nevojë të adoptojë politika që mbështesin stabilitetin dhe rritjen afatgjatë.

Ndërkohë që një ngadalësim global dhe një trazirë e kohëve të fundit në Eurozonë (EZ) kanë lëkundur ekonomitë e gjashtë vendeve në Evropën Juglindore (SEE6) SEE6, që janë Shqipëria, Bosnja, Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Integrimi i tyre më i thellë me Bashkimin Evropian (BE) mbetet perspektiva më e mirë afatgjatë për rritjen e tyre, sipas dokumentit të ri të Bankës Botërore “Raporti i Rregullt Ekonomik mbi Evropën Juglindore” (SEE RER), i nxjerrë sot. Ky është i pari i një serie raportesh të rregullt që do të dalin çdo 6 muaj.

“Parashikimet tona për rritjen ekonomike në këtë rajon janë prej 2.5 % në vitin 2011  dhe 2.1 % në 2012,” thotë Ron Hood, kryeekonomist në Sektorin e Bankës Botërore për Uljen e Varfërisë dhe Menaxhimin Ekonomik, si dhe autor kryesor i raportit. “Megjithatë, edhe këto parashikime rritjeje modeste supozojnë që kriza e Eurozonës të zgjidhet në mënyrë të rregullt. Nëse kriza do të përkeqësohet, rritja ekonomike në këto vende mund të jetë shumë më e keqe.”

Efektet e një ngadalësimi të mëtejshëm global dhe pasiguritë e zgjatura rreth krizës së EZ do të ndikojnë ekonomitë e SEE6 nëpërmjet tregtisë, investimeve të huaja të drejtpërdrejta (FDI), bankave të huaja dhe remitancave, sipas “Raportit të Rregullt Ekonomik mbi Evropën Juglindore”. Të gjithë këta kanale do të prekeshin nga tensione më të thella ekonomike dhe financiare në BE dhe EZ.