Lajme Shqip Thursday, 02 February 2012 11:00

Washington – Banka botërore, me seli në Washington, paralajmëroi se çmimet globale të ushqimit janë të larta dhe të luhatshme, dhe është e nevojshme që bashkësia ndërkombëtare të mbetet e kujdesshme duke pas parasysh trendin e tillë.

Çmimet e ushqimit në botë janë ulur për tetë përqind në periudhën midis muajit shtator dhe dhjetor të vitit 2011, për shkak të rritjes së rezervave dhe pasigurisë nga ekonomia globale, por edhe më tej mbeten të luhatshme dhe të larta me indeksin vjetor, i cili në vitin e kaluar ishte më i madh për 24 përqind në krahasim me mesataren prej vitit 2010, kumtoi BB-ja në raportin më të ri të tremujorit.

Edhe krahas trendit të tillë gjatë muajve të fundit, çmimet globale të prodhimeve kyçe vazhdojnë që të luhaten, ndërsa çmimet mesatare vjetore të grurit, misrit dhe orizit në masë të madhe e tejkaluan çmimin mesatar prej vitit 2010, tregohet në raportin më të ri për çmimet e ushqimit.

“Rritjet më të frikshme të çmimeve të ushqimit ndoshta kaluan, por duhet të jemi të kujdesshëm”, deklaroi Otaviano Kanuto, nënkryetar i grupacionit për uljen e varfërisë dhe zhvillimit ekonomik në Bankën botërore.

Sipas tij, çmimet e prodhimeve të caktuara mbeten në nivel drastik të lartë në shumë vende, duke i vendosur miliona njerëz në rrezik nga uria.