Lajme Shqip Tuesday, 29 March 2011 12:49

Shkup – As legalizimi i ndërtimeve pa leje nuk do t’i lirojë ndërtesat, bëjnë të ditur nga Agjencia për pasuri të patundshme në Shkup. Edhe pse do të rritet oferta e ndërtesave dhe shtëpive, ku me marrjen e dokumenteve mund të rishiten, kjo nuk synohet të jetë logjika e tregut, sepse kërkesa për banesa është shumë e vogël për shkak uljes së standardit të qytetarëve.

“Në tregun e patundshmërisë nuk ka kurrfarë logjike. Në kohën e krizës nuk u ulen çmimet e banesave. Kërkesa është shumë e dobët, kurse oferta edhe tani është shumë e lartë. Nëse rritet me legalizimin, nuk presim që ajo të ketë efekt mbi çmimet. Është ulur fuqia blerëse e qytetarëve. Ata kanë të ardhura jo të rregullta dhe krahas atyre kushteve asnjë bankë nuk jep kredi banesore”, ka thënë Milla Radojeviç, Drejtoreshë e Agjencisë për patundshmëri “Prima Kaza”. Madje, sipas Sasho Pop -Iloski, Drejtor i Agjencisë për patundshmëri “Hepines”,  mundet të ndodhë legalizim dhe t’i rrisë çmimet, sepse atëherë shitësit do të konsiderojnë se me listën e pronës patundshmëria do të ketë vlerë më të madhe.

“Logjika e një maqedonasi tani ka listën e pronës. Problemi më i madh për tregun e patundshmërisë është pamundësia për të marrë kredi banesore”, ka thënë Pop Ilioski. Ai ka shtuar se për t’u ulur çmimet e banesave, duhet të ulen çmimet e truallit komunal dhe të ofrohen më shumë lokacione për shitje të tokës së shtetit.

Ndërkohë, Ministri për Transport dhe lidhje Mile Janakievski konsideron se me legalizimin e ndërtimeve, ku deri më tash kanë figuruar si ndërtime pa leje, në qarkullim do të hynë një numër më i madh i objekteve që do të jenë konkurrent për tregun.

“Sigurisht, me rritjen e ofertës së patundshmërisë do ta ngjall këtë treg dhe do të lëkunden çmimet. Është reale pritja e se ky ligj do të ndikojë në shumë sfera, kurse njëra prej tyre është edhe tregu i patundshmërisë”, ka thënë ministri Janakievski.

Nga ana tjetër, edhe në Shoqatën e ndërtimtarisë, nëpërmjet Odës Ekonomike të Maqedonisë, kanë thënë se këtë vit presin ringjallje në sektorin e ndërtimtarisë, mes të tjerash edhe për shkak të legalizimit të ndërtimeve pa leje.

“Legalizimi do të sjell zgjerim në sektorin individual, ku me marrjen e pronësisë, qytetarët do të fillojnë me ndërtim dhe mbindërtim”, është shprehur Marija Petrevska. Çmimi i banesave të vjetra në qendrën e qytetit mesatarisht është rreth 1.000 euro për një metër katrorë, ndërsa çmim më i ulët lëviz nëpër lagjet e Shkupit, si në Veri, Çair dhe Radishani, ku një metër katror kushton prej 600 deri në 700 euro. Ndërkohë, çmimi më i lartë është në qendrën e qytetit ku çmimi arrin deri në 1.450 euro për një metër katrorë. (Lajmeshqip.com)