Lajme Shqip Thursday, 24 March 2011 13:13

Baltimor – Strategjia energjetike, nevojat infrastrukturore të Ballkanit Perëndimor dhe teknologjia informatike janë temat kryesore të diskutimeve të Samitit afarist ameirkano-ballkanik që mbahet në Baltimor, SHBA, në të cilën marrin pjesë përfaqësues nga Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria, BeH-ja, Kroacia, Kosova dhe Sllovenia.

Ky është samiti i parë afarist për tregti dhe investime midis SHBA-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi është të promovohet bashkëpunimi bilateral tregtar dhe të shqyrtohen mundësitë për investim midis qeverisë amerikane dhe qeverisë dhe biznesmenët nga Ballkani Perëndimor, por edhe të këmbehen mendime për përforcim të marrëdhënieve ekonomike. Në samitin dyditor shikohet si në mundësi për takime të drejtpërdrejta me krijuesit e politikës në SHBA, si edhe të përmirësohet informimi për çështje ekonomike dhe politike të lidhura për rajonin.

Samiti është mundësi e mirë t’u prezantohen projektet industriale biznesmenëve dhe kompanive amerikane, të cilët konsiderojnë se Ballkani Prëndimor si treg prej mbi 40 milionë konsumatorë po bëhet biznes destinacioni më i shpejtë rritës në Evropë.

Arsye plotësuese për invetim për ta është zgjerimi i marrëveshjeve bilaterale për tregti të lirë midis fqinjve, forca punëtore e trajnuar, etika e fuqishme e punës, klima e përmirësuar për investim dhe angazhim nga qeveritë në rajon për disiplinë fiskale.

Qëllimi i përgjithshëm i Biznes forumit amerikano-ballkanik është t’u jepet nxitje plotësuese për bashkëpunim vendeve në rajon, të përforcohen lidhjet ekonomike dhe tregtarë të SHBA-së me rajonin, si dhe të afrohet Ballkani me standardet për menaxhim të biznesit në BE.