Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 09:24

Uashington – Maqedonia gjatë vitit 2011 do të realizojë rritje të bruto – prodhimit vendor për tre për qind solid, vlerësuan ekspertët e Fondit monetar – ndërkombëtar (FMN), në parashikimin e tyre më të ri për rrjedhat ekonomike të sivjetme.

Sipas FMN-së, në mesin e vendeve nga rajoni ballkanik, rritje më të lartë ekonomike prej 3, 3 përqindëve do të shënojë Shqipëria, përderisa Serbia do të ketë ekspansion ekonomik prej 3 përqindëve.

Kroacia gjatë vitit 2011 do të shënojë zhvillim ekonomik prej 1, 3 përqindëve, pasi që vjet shënoi rënie të BPV-së prej 1,4 përqindëve, përderisa Sllovenia do të ketë zhvillim të matur ekonomik prej dy përqindëve.

Sa i përket shkallës së inflacionit, ekspertët e FMN-së parashikojnë se ajo në Maqedoni këtë vit do të paraqesë 5, 2 për qind, përderisa inflacioni më i lartë në rajonin e Ballkanit parashikohet në Serbi dhe atë për 9, 9 për qind.

Për vendet e tjera të rajonit, ekspertët e FMN-së parashikojnë se shkalla e inflacionit do të lëvizë prej dy për qind në Mal të Zi, 2, 2 për qind në Slloveni, 3, 5 në Kroaci, e deri në 5 për qind në Bosnjë e Hercegovinë.