Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 12:22

Sidnej – Australia ka shumë pak forcë të kualifikuar të punës për industrinë e papërpunuar, madje planifikon të tërheqë forcë pune nga jashtë vendit.

Për shkak të asaj Qeveria dëshiron më shumë imigrantë dhe “vitet financiare” të ardhshme ose prej 1 korrikut do të shpërndajë 16.300 viza afatgjate në mënyrë shtesë.

Ministri i Financave Vejn Svon sot kumtoi se numri i përgjithshëm i vizave afatgjate e arriti numrin prej 185.000.

“Shikuar në mënyrë afatgjate nuk kemi forcë të mjaftueshme pune”, sqaroi ai.

Siç është paralajmëruar, imigrantëve do t’u lehtësohet dhe të vijnë deri te shtetësia australiane.

Forca e punës shtesë të kualifikuar duhet të vendoset jashtë qyteteve të mëdha në rajonet me industritë madhe të minierave.

Në Australi për momentin jetojnë rreth 22.6 milionë njerëz, ndërsa në vitin 2010 ky numër ishte 19.4 milionë.