Lajme Shqip Wednesday, 06 July 2011 07:23

Athinë – Shumë ndërmarrje greke shpërngulen në Bullgari, e cila ofron tatime më të ulëta, fuqi më të lirë të punës dhe shërbime transportuese, publikoi sot gazeta greke “Grik reporter”.

Gazeta njofton se për shkak të krizës në Greqi në gjysmën e parë të vitit, rreth 800 ndërmarrje greke janë shpërngulur në Bullgari.

Sipas të dhënave nga Odës tregtare-industriale të Greqisë dhe Bullgarisë, në kompanitë greke janë punësuar 82.000 bullgarë.

E ngjashme është situata edhe me kompanitë rumune, të cilat shpërngulen në Bullgari për shkak të kushteve më të volitshme për punë.